
Ne tentojmë të sjellim një këndvështrim tjetër, duke u fokusuar tek përvojat e përditshme. Kemi parë që disa tema ende mbeten tabu, së paku në rastin e lançimit të numrit mbi seksin, i cili përfshinte edhe përvoja dhe pikëpamje të komunitetit LGBT në rajon. Ishin të shumta arsyet që na nxitën të trajtojmë këtë temë. Në veçanti, kemi pasur parasysh faktin se mungon debati mbi seksualitetin, si për...