
Emmanuele Macron, e vetmja shpresë e Francës Europiane? I lindur në Amiens, Emmanuel Jean-Michel Frédéric Macron është djali i Françoise (Noguès), fizikant, dhe Jean-Michel Macron, profesor i Neurologjisë në Universitetin e Pikardi. Edukimin fillor e mori më së shumti në vendlindjen e tij në Liceun Jésuites de la Providence, dhe më pas u zhvendos në Paris ku mbaroi dhe vitin e fundit në Licun Henr...

Sondazhet dhe kalkulimet ishin goxha pranë të vërtetës. Ashtu si dhe ishte parashikuar zgjedhjet nxorën fitues kryeministrin aktual Mark Rutte me 21,3% , por me më pak peshë me vetëm 33 vende në parlament, nga 150 vende që ka Parlamenti gjithsej dhe në pritje të koalicioneve që do i bashkohen të njëjtës frymë qeverisëse. Ata ndiqen nga PPV me 13,1% të votave thënë ndryshe me 20 vende në parlament....

Ndërmjet Kosovës dhe Amerikës Shpend Ahmeti njihet si studenti i Harvardit që ktheu historinë në Kosovë. I lindur më 18 prill 1978 në Prishtinë në një familje të vogël me babain artist të teatrit, nënën mjeke dhe një vëlla më të madh, fëmijëria e tij ka qenë e mirë dhe e këndshme. Trashëgimia më e bukur që ai përmend sot nga prindërit është se ata i kanë ngjizur ndjenjën e solidaritetit dhe të pas...

Këto zgjedhje ishin deri diku të paqarta se cili mund të zgjidhej president, por duket se fitorja e sigurt Tajanit i erdhi, vetëm pas negociatave që partia e tij EPP-së bëri me atë të ALDE-s ditën e votimit. Kandidati Guy Verhofstadt i ALDE u tërhoq nga gara, duke i hapur rrugën formimit të një koalicioni me grupin e qendrës së djathtë. Këtë lëvizje të beftë Verhofstadt e komentoi si një mënyrë pë...

Matteo Renzi: kush është njeriu që udhëhoqi referendumin kushtetues në Itali? Ardhja e tij në pushtet erdhi me një farë popullariteti të veçantë në Itali, gjë që në fakt duket se tashmë është tejet larg situatës që u paraqit në fillim të muajit dhjetor me mbajtjen e referendumit. Kryeministri italian vuri në ‘lojë’ postin e tij, për një ‘PO’ apo për një ‘JO’, ku kjo e fundit shërbeu për t’i prerë...

I lindur më 1955 në qytetin e Rhinerlandit, afër kufirit të Gjermanisë me Holandën dhe Belgjikën, Schulz do ta fillonte karrierën politike në moshën 19 vjeçare ku u anëtarësua në Partinë Social Demokratike të Gjermanisë. Për rreth 11 vjet që nga 1986, kur ishte vetëm 31 vjeç ai do të mbajë postin si kryebashkiak i Vestfalisë se Veriut, duke hyrë në histori si kryebashkiaku më i ri i zgjedhur ndonj...

Puna e saj konsiston në mbrojtjen e buxhetit të BE-së nga mashtrimi dhe korrupsioni dhe zhvillimi i një politike për mirëmenaxhimin e koorporatave në Komision. Po ashtu, Georgieva është e ngarkuar me organizimin e brendshëm të Komisionit Europian si institucion, dhe siguron që burimet e Komisionit të përdoren për të trajtuar prioritetet e caktuara. Por angazhimi i saj për Komisionin Europian nuk k...

Guy Verhofstadt, është lideri karizmatik i grupit ALDE (Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Europën) në Parlamentin Europian. I diplomuar për Drejtësi në Universitetin Shtetëror të Ghentit dhe me një karrierë të gjatë politike, politikani belg është shumë popullor dhe i njohur në të gjitha hapësirat e BE-së, në veçanti për fjalimet e tij të apasionuara në favor të krijimit të një federate të...

Sporti ka një rëndësi të veçantë për Bashkimin Europian i cili i vlerëson aktivitetet sportive dhe zhvillimin e aktiviteteve të tilla si mënyrë mjaft e mirë për të zhvilluar dhe promovuar vlerat që BE ka në themel si: solidariteti, toleranca, gjithëpërfshirja dhe konkurrenca, edukimi dhe ndërgjegjësimi mbi këto vlera. Gjithashtu Strategjia Europiane e 2020 mbështetet mjaft te zhvillimi i sportit p...

Një aktor i rëndësishëm në politikën sllovake por edhe më gjerë është pa dyshim Ministri i Jashtëm sllovak dhe njëkohësisht zëvendës Kryeministri, Miroslav Lajčák. Me një karrierë të pasur dhe eksperiencë në institucionet e BE-së me fokus kryesor Ballkanin, sigurinë e brendshme dhe të jashtme të BE-së dhe së fundmi i shpallur dhe si kandidat për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Miros...