A B C D E F G H I J K L M N O P R S T W Z

Identifikuesi i Legjislacionit Europian (ELI)

Në ditët e sotme legjislacioni europian është gjerësisht i disponueshëm në internet dhe i arritshëm në formate të ndryshme dixhitale. Megjithatë, mënyra në të cilën informacioni ligjor është i organizuar dhe klasifikuar ndryshon në sisteme të ndryshme ligjore të Shteteve Anëtare të BE-së, dhe kjo pengon zbulimin, shkëmbimin dhe ripërdorimin e këtij informacioni. ELI synon të zgjidhë këtë problematikë duke siguruar një mënyrë e format të standardizuar për identifikimin unik të legjislacionit kombëtar dhe europian në internet. Në këtë kontekst janë zhvilluar një sërë mjetesh të specializuara të menaxhimit të informacionit nëpërmjet regjistrit standard të të dhënave i cili përdoret për të lehtësuar gjetjen dhe përdorimin e informacionit ligjor të ofruar nga institucionet e BE-së, shtetet anët... Read More

Instrumenti i Asistencës për Para-Anëtarësimin në Zhvillimin Bujqësor (IPARD)

IPARD, i cili është një program asistence që ofrohet nga BE vetëm për vendet kandidate, ka dy objektiva kryesore për zhvillimin e sektorit bujqësor: 1) të ofrojë mbështetje në zbatimin e acquis mbi Politikat e Përbashkëta Bujqësore dhe 2) të kontribuojë në një përshtatje të qëndrueshme të sektorit të bujqësisë të vendit kandidat. Për realizimin e këtyre objektivave duhen zbatuar nëntë masa të ndryshme që grupohen në tre prioritete: -Përmirësimi i eficiencës së tregut dhe zbatimi i standardeve të Komunitetit -Veprime përgatitore për zbatimin e masave bujqësore dhe mjedisore -Zhvillimi i ekonomisë rurale me anë të trajnimeve, asistencës teknike dhe zhvillimit të infrastrukturës. Për sa i përket Shqipërisë Programi IPARD 2014-2020 u miratua në korrik 2014 duke u shoqëruar me rregullat mbi men... Read More

Instrumenti i Ndihmës së Para Aderimit (IPA)

Ndihma përpara anëtarësimit u jepet vendeve që janë kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian, për të përmbushur kushtet (kriteret e Kopenhagenit). Janë të nevojshme investime të konsiderueshme, nëse vendet kandidate duan t’i harmonizojnë institucionet dhe standardet e tyre me legjislacionin e Bashkimit dhe nëse duan të jenë në gjendje t’i përmbushin detyrimet e tyre si Shtete Anëtare.Ndihma paraanëtarësimit, që u jepet vendeve kandidate, është një faktor kyç në strategjinë e paraanëtarësimit dhe përcaktohet nga partneritetet për anëtarësim. Instrumenti i Ndihmës së Para Aderimit (IPA), është pjesë e paketës për marrëdhëniet e jashtme me Bashkimin Europian. IPA, si dhe njësitë e tjera plotësuese, paraqesin mundësi për racionalizimin dhe thjeshtësimin e procedurave të Komisionit, si dh... Read More

Instrumenti Kontribues në Stabilitet dhe Paqe në botë (ICSP)

ICSP u krijua në vitin 2014 dhe synon të vendosë në dispozicion fonde nga BE për reagimin ndaj krizave, parandalimin apo shuarjen e konflikteve, vendosjen e paqes dhe për të adresuar kërcënimet globale. BE e ka financuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ICSP nga buxheti i saj me 2.3 miliard € për periudhën 2014-2019. Në korrik të 2016 Komision Europian paraqiti një propozim që ICSP të pajiset me një buxhet prej 100 milion € në mënyrë që të asistojë kapacitete ushtarake në formën e trajnimit me vendet e treta. Sipas Komisionit ky financim do të vinte nga rivendosja e fondeve që do të bëhet në 2020 dhe do të shërbente për ICSP për parandalimin e konflikteve mes vendeve të treta. Ofrimi i ndihmës në formën e ngritjes së kapaciteteve ushtarake tashmë shënon një hap të parë në politikën evolucionare... Read More