A B C D E F G H I J K L M N O P R S T W Z

Fondi Europian i Mbrojtjes (European Defence Fund)

Në shtator 2016, Presidenti Juncker njoftoi krijimin e një Fondi Europian të Mbrojtjes për të ndihmuar Shtetet Anëtare të zhvillojnë dhe të fitojnë aftësitë kyçe strategjike të mbrojtjes më me shpejtësi, së bashku dhe me kosto-efektive. Iniciativa u mirëprit nga drejtuesit e BE-së gjatë takimeve të Këshillit Europian në dhjetor 2016 dhe mars 2017. Fondi Europian i Mbrojtjes është një motor i fuqishëm në mbështetje të secilit prej skenarëve të propozuar. Fondi Europian i Mbrojtjes do të nxisë efikasitetin dhe zhvillimin e BE-së në lidhje me pajisjet dhe teknologjinë e mbrojtjes. Për të arritur këtë, Fondi ka dy variante me struktura të ndryshme ligjore dhe financimi që janë plotësuese dhe po shpërndahen gradualisht: 1. BE do të ofrojë financim të drejtpërdrejtë për hulumtime për produkte dh... Read More

Fondi Social Europian (European Social Fund)

Bashkimi Europian ka nivelin më të mirë të mbrojtjes sociale në botë dhe renditet si një nga rajonet me cilësi të lartë jetese dhe mirëqenie sociale. Ky zhvillim është arritur duke investuar drejtpërdrejt në njerëz dhe aftësitë e tyre, qoftë ata të punësuar, të papunë, të rinj apo të moshuar. Fondi Social Europian është një nga instrumentet kryesore që mbështet punësimin, duke ndihmuar qytetarët të jenë pjesë e ambienteve më të mira dhe të përshtatshme pune. Bashkimi Europian investon të paktën 10miliardë euro në vit për të përmirësuar perspektivat e punësimit për miliona qytetarë europian, veçanërisht ata që kanë vështirësi për të pasur një të tillë. Çdo vit, 10 milionë njerëz fillojnë punë ose përditësojnë aftësitë e tyre për një punësim në të ardhmen.Ky projekt është i rëndësishëm në dy... Read More

Forca Madhore (Force Majeure)

Ky term përdoret përgjithësisht në ligjin europian në marrëdhënie kontraktore për të përshkruar evente të cilat mund të ndikojnë në marrëveshje por që janë jashtë kontrollit të palëve. Zakonisht këto evente listohen në mënyrë që të jenë të parashikueshme nga palët. Këtu mund të përfshihen të ashtuquajturat “akte të Zotit”, zjarret apo fatkeqesi të tjera natyrore, dështim i furnizuesit ose kontraktuesve që të furnizojnë palën e interesuar në baze të kontratës apo ndodhi të tjera që mund të ndikojnë në zbatimin e marrrëveshjes. Vetë Gjykata Europiane e Drejtësisë i është referuar këtij termi në disa vendime të saj si në BALM v. Bruggen apo Ferriera Vittoria v. Commission. Read More

FRONTEX -Agjencia Europiane për Menaxhimin e Bashkëpunimit në Kufijtë e Jashtëm të Shteteve Anëtarë të Bashkimit Europian

Frontex është një organizatë ndërqeveritare e përfshirë në strukturat e BE-së, që ka si synim të promovojë, koordinojë dhe zhvillojë menaxhimin e kufirit europian në përputhje me Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së duke aplikuar konceptin e Menaxhimit të Integruar të Kufirit. Themeluar në 2004, kjo organizatë, ka si synim përforcimin dhe përmirësimin e bashkëpunimit midis autoriteteve kombëtare kufitare. Për të arritur këtë qëllim, Frontex-i, ka disa fusha operative si operacionet e përbashkëta, trajnime, analiza të riskut, hulumtime, ofrimi i përgjigjeve të shpejta, ofrimi i ndihmës ndaj shteteve anëtare në operacione të përbashkëta kthimi të emigranteve, si edhe shkëmbim të informacionit. Veprimtaria më e fundit e Frontex-it ka qenë dhënia e ndihmës autoriteteve greke në operacionin... Read More

Fondi për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë (Recovery and Resilience Facility - RRF)

Fondi për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë i i BE-së (Recovery and Resilience Facility - RRF) është komponenti më i madh i paketës së rimëkëmbjes së BE-së, i krijuar për të ndihmuar rinisjen ekonomike pas COVID-19. Me një shumë prej 723 miliardë eurosh, ai ofron 338 miliardë euro grante dhe 385 miliardë euro huadhënie, duke i mundësuar shteteve anëtare një mundësi të jashtëzakonshme për të realizuar reforma që forcojnë qëndrueshmërinë afatgjatë. Ky financim, i pari i këtij lloji, lejon BE-në të marrë kredi në masë të madhe, duke shënuar një nivel të paimagjinueshëm të solidaritetit financiar brenda Unionit.Por si mund ta aplikojnë dhe përdorin shtetet anëtare këtë fond?Për të aksesuar financimin e RRF-së, çdo shtet anëtar i BE-së paraqet një Plan Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë... Read More