A B C D E F G H I J K L M N O P R S T W Z

Marrëveshja e Gjelbër (Green Deal)

Komisioni i ri Europian po punon shumë për realizimin e premtimeve të dhëna, si dhe po tregon qartë se është shumë ambicioz për të ardhmen. Kjo gjë vihet re në prezantimin e Marrëveshjes së Gjelbër Europiane, një paketë kjo e parashikuar deri në vitin 2050, e cila do ti lejojë qytetarët dhe bizneset të përfitojnë nga tranzicioni i gjelbër. Plani fillestar i kësaj marrëveshje parashikon masa të rëndësishme, të cilat fillojnë që nga ndërprerja e disa emisioneve jo-ekologjike, deri te investimet në kërkime dhe inovacione në ndihmë të mjedisit. Kjo strategji e re mendohet të jetë e suksesshme pasi kombinon investimet në teknologjinë e gjelbër me përfshirjen dhe angazhimin e shoqërisë dhe palëve të interesuara për arritjen e pritshmërive dhe objektivave të marrëveshjes. Mbi të gjitha, Marrëvesh... Read More

Marrëveshja Gjithëpërfshirëse e Ekonomisë dhe Tregtisë (Comprehensive Economic and Trade Agreement)

Marrëveshja Gjithëpërfshirëse e Ekonomisë dhe Tregtisë (CETA) është një traktat i negociuar midis BE-së dhe Kanadasë. Kjo marrëveshje pritet t’i ofrojë firmave të BE-së më shumë mundësi të mira biznesi në Kanada dhe gjithashtu të ofrojë mbështetje për vendet e punës në Europë. Ajo do të mbështesë plotësisht standardet europiane në fusha të tilla si siguria e ushqimit dhe të drejtat e punëtorëve. Çfarë pritet të sjellë CETA për BE-në? - do të eliminojë të gjitha detyrimet në mallrat industriale, duke i kursyer eksportuesve europianë pothuajse 600 milion € në vit; - do t’i japë fund kufizimeve për qasje në kontratat publike në Kanada, tanimë kompanitë e BE-së do të jenë në gjendje për të konkurruar për këto lloj kontratash gjitha nivelet e qeverisjes të shtetit kanadez; - do të hapë tregun e... Read More

Masat Anti-damping (Anti-dumping)

Vendosen atëherë kur një kompani eksporton në BE me çmime më të ulëta se vlera normale e produktit (kostoja e produkti apo çmimi i brendshëm), duke rritur mundësinë e zgjerimit në tregun europian dhe duke nxjerrë jashtë konkurrencës firmat e brendshme prodhuese. Kur evidentohen raste ‘dumpingu’, ose nga ankimimet e prodhuesve të Komunitetit apo nga vetë iniciativa e Komisionit Europian, ky i fundit hap një procedurë hetimi anti-dumping për një periudhë jo më shumë se 15 muaj. Mekanizimi i ‘anti-dumping’ ushtrohet vetëm kur vërtetohet dëmi dhe lidhja shkakësore dhe shoqërohet me vendosjen e një takse që duhet të paguhet nga eksportuesi. Kjo taksë ka si qëllim të lehtësojë efektet negative të ‘dumpingut’ apo dëmit të shkaktuar nga ai. Masat mund të zgjasin deri në 5 vjet dhe Komisioni i moni... Read More

Masat shtrënguese (Austerity)

Me masa shtrënguese i referohemi veprimeve zyrtare të marra nga qeveria, gjatë një periudhe kohe për shkak të kushteve të pafavorshme ekonomike, me qëllim reduktimin e deficitit të saj buxhetor duke përdorur një kombinim të shkurtimit të shpenzimeve e rritje të taksave. Masa shtrënguese të ndryshme janë shpallur që nga recesioni global në 2008 dhe kriza e eurozonës në 2009.Janë përgjithësisht të papëlqyeshme, sepse ato kanë tendencën për të ulur sasinë dhe cilësinë e shërbimeve dhe përfitimeve të siguruara nga qeveria. Gjatë krizës së borxhit europian, shumë vende filluan programet shtrënguese, duke reduktuar deficitet buxhetore të tyre në raport me GDP-në nga 2010 deri 2011. Për shembull, Greqia ka ulur deficitin e saj buxhetor nga 10.4% të GDP-së në vitin 2010 në 9.6% në 2011. Islanda, I... Read More

Mirëqenia e kafshëve

Problemi i mirëqenies së kafshëve është trajtuar për herë të parë në legjislacionin e vitit 1974. Kërkesat ligjore në këtë fushë janë njohur veçanërisht në një protokoll shtesë që i është bashkëlidhur Traktatit të Amsterdamit në vitin 1997. ”Protokolli për Mbrojtjen dhe Mirëqenien e Kafshëve” vendos rregullat për punën e BE-së në këtë fushë. Zyrtarisht, protokolli njeh që kafshët janë qenie me ndjenja dhe i detyron institucionet Europiane t”i marrin plotësisht në konsideratë kërkesat ligjore për mirëqenien e kafshëve gjatë hartimit dhe vënies në zbatim të politikave të përbashkëta. Legjislacioni Europian në fushën e mirëqenies së kafshëve synon t’i shpëtojë kafshët nga çdo vuajtje e panevojshme në tre fusha kryesore: blegtori, transport dhe thertore. Është thelbësore marrja e masave në kët... Read More