Justus Lipsius
Justus Lipsius nuk është ndonjë funksionar i Bashkimit Europian, as ndonjë ideator apo themelues i idesë së Bashkimit Europian, por përsëri mbetet një emër mjaft familjar për cilindo që punon apo angazhohet në fushën e BE-së dhe institucioneve të saj. Ndërtesa ku është vendosur Këshilli i BE-së dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit, e ndërtuar më 1995 në Bruksel mban emrin e Justus Lipsius, një filozofi belg i shek. XVI, për arsyen e thjeshtë se ndodhet në rrugën që ka të njëjtin emër. Duke filluar nga viti 2002 ajo gjithashtu mirëpret edhe takimet e Këshillit Europian. Ndërtesa Justus Lipsius me një sipërfaqe prej 227 mijë m2 përbëhet nga dy pjesë kryesore: Sektori i Konferencave, dhe ai i Sekretariatit dhe përbehet gjithsej nga 17 dhoma konferencash, 5 dhoma takimesh dhe nga qendra e... Read More






